Vistas Lake

Në krah të liqenit të Tiranës, VISTAS Lake ndodhet vetëm disa minuta larg, ecje në këmbë, nga qendra e qytetit dhe zona e Bllokut. Rezidenca multifunksionale e VISTAS Lake është një vlerë e shtuar për komunitetin dhe mjedisin global. Duke vlerësuar strategji të qëndrueshme gjatë procesit të projektimit dhe duke zhvilluar performancën e ndërtesës, ne ofrojmë një vizion të ri të jetesës, punës dhe bashkëveprimit në një nga rezidencat më moderne dhe të sofistikuara në Shqipëri.

LIFESTYLE IN NATURE

 
 

Programi dhe Koncepti i projektit

OBJEKT BANIMI DHE SHËRBIMI 4-34 KATE, ME 4 KATE NËNTOKË . Qasja ndaj projektit është bazur mbi projektimin modular me gjeometri ortogonale si në plan horizontal dhe në atë vertikal. Kjo mundëson shpërdarjen e programit si në siperfaqe dhe në volumetri. Gjithë projekti është bazuar mbi një modul bazë 8m x 8m dhe shpërdarja e të tëra funksioneve dhe banesës ëshë konceptuar mbi shumëfisha dhe nënfisha të këtij moduli.

Programi dhe koncepti modulor gjenerojnë një dizajn parametrik të objektit I cili me aplikimin e tij bëhet vete forma e ndërtuar dhe në të njëjtën kohë gjuhë arkitektonike qe i jep karakterin e saj godinës.

Fasada dhe gramatika e materialeve të përdorura

Rezidenca fokusohet në mirëqenien dhe shëndetin e banorëve të ndërtesave dhe në cilësinë e ambientit të brendshëm duke zbatuar strategji të tilla si ndriçimi natyral, izolim termik, izolim akustik dhe dizajni me efiçencë energjetike të lartë. Materialet në fasadë theksojnë karakterin kontemporan te objektit. Fasada strukturale e aplikuar në objekt plotëson më së miri kërkesat energjitike që duhet të përmbushë një godinë në ditët e sotme.

Kompozimi i objektit është dinamik dhe në përshtatje me faktin që sheshi i ndërtimit ndodhet ne një zonë të zhvilluar të Tiranës , dhe nga fakti qe eshte pranë Liqenit Artificial, i jep një rëndësi vetë ndërtimit me një teren të thyer dhe piktoresk mbi qytetin e Tiranës.