Vistas Lake

Në krah të liqenit të Tiranës, VISTAS Lake ndodhet vetëm disa minuta larg, ecje në këmbë, nga qendra e qytetit dhe zona e Bllokut. Rezidenca multifunksionale e VISTAS Lake është një vlerë e shtuar për komunitetin dhe mjedisin global. Duke vlerësuar strategji të qëndrueshme gjatë procesit të projektimit dhe duke zhvilluar performancën e ndërtesës, ne ofrojmë një vizion të ri të jetesës, punës dhe bashkëveprimit në një nga rezidencat më moderne dhe të sofistikuara në Shqipëri.

Live, Work and Entertain at VISTAS Lake. A living wonder.

 
 

Tipi Projektit

Fshat Turistik, Hotel - Resort, Kompleks Rekreacioni në një të vetëm.


Teritor

Në një sipërfaqe totale prej 10 hektarë. Nga këto 6.1 ne pronësi private dhe 4 hektarë në përdorim dhe zhvillim.


Vendndodhja

Vetëm 35 km nga Tirana dhe po kaq nga Aeroporti dhe Porti. Përgjatë bregdetit të Durrësit në një zone tejet ekskluzive. Rrethuar nga një gjerdan kodrash, buze një bregdeti ranor dhe brenda një pylli me pisha, kompleksi privat ofron një siguri dhe relaks absolut.

Fshati Turistik

Ne një territor privat 51.000 m2. Fshati ofron tere infrastrukturën e nevojshme të shërbimeve, pishine private, kënd lojërash për fëmijët etj. Janë 5 tipe banesash ne shitje:

 
 
Fshati Turistik është konceptuar si imobiliar ( pra shitje ) ai do menaxhohet nga e njëjta kompani si gjithë projekti. Ne total 188 njësi.

Hotel - Resort

Ngrihet në një territor 11.000 m2. Godina në total kap një sipërfaqe prej 12.000 m2. Ka rreth 250 dhoma Hoteli me një sip. Secila 30 m2. Në të përfshihen gjithashtu TRE RESTORANTE, 2 BARE të brendshëm, 2 BEACH BARE, 2 POOL BARE, një sallë lojërash, një sallë fitness, Sauna, etj. Pishina me një kapacitet 150 persona. Parkimi për 50 makina etj.

Kompleksi Rekreativ

Është kompleksi më i madh për momentin, i llojit të tij, në vendin tonë. Kompleksi shtrihet në një sipërfaqe 6 ha, nga të cilat 4 ha i zë kompleksi i lojërave dhe 2 ha plazhi. Kompleksi i Lojërave përbëhet nga : Fusha e minigolfit e cila përbën dhe Risinë në këtë drejtim. Ajo është absolutisht e para e këtij sporti në Shqipëri. Gjithashtu ky kompleks përfshin dhe Fusha Tenisi, Fushe Multifunksionale ( Futboll, Basket, Volej ). Kompleksi i Lojërave për Fëmijë në një sip. 1.000 m2. Plazhi Dy beach bare, çadra për plazh ranor, ambiente ndihmëse,Beach Voley etj. Lojëra uji si: varka për lundrim, skafe dhe motorra uji, zhytje.

Hotel Resort dhe Kompleksi Rekreativ janë konceptuar për:

      - Sezoni Veror (pushime)
      - Banorët e Fshatit dhe miqtë e tyre, po kështu dhe banorët e fshatrave të tjerë
      - Paketa Sportive dedikuar organizatave Qeveritare dhe Joqeveritare , Vendase dhe të Huaja, Kompanive të mëdha private etj
      - Klubeve Sportive dhe Ekipeve Kombëtare vendase dhe të huaj. Hoteli ka një sipërfaqe ndërtimi 12.000 m2 dhe shtrihet në një territor 15.000 m2