Godina e re e parë në plan ploteson perimetrin e hapsirës se kampusit me një objekt në forme L‐je por e lexuar bashkë me godinën ekzistuese kampusi zhvillohet tashmë ne një object në formë U‐je. Kjo fomë e shtrirjes se formës në plan të objektit ka nje shfrytezim shumë efiçent të zënies se tokës duke lënë të pa prekur strukturat sportive ekzistuese brënda hapsirës së kampusit. Lidhja e structures së re me atë ekzistuese do te realizohet me një urë me konstruksion metalik e cila do të lidhë godinën e re në katin +1 dhe godinën ekzisuese në katin +2, për të arritur kuotën e mjaftueshme për kalimin poshtë saj te mjeteve të emergjencës. 7 8 Koncepti i fasadës dhe gramatika e materialeve tëpërdorura Volumetria dhe fasada e objektit ndjek një vijë llogjike dhe funksionale në lidhje me funksionin e objektit duke shprehur qarte arkitipin e strukturave arsimore. Në anën Jug‐Lindore do të jenë ambjentet e mësimdhënies. Dritaret e vazhduara që mundesojnë ndriçimin e klasave do të kenë element horizontal të vazhduar “brisoleil” mbrojtes nga dielli. Përveç funksionit praktik, këto elemntë do te jenë dhe ato qe japin karakterin fasadës dhe volumetrisë së objektit. Elementët metalik sikurse u përmend dhe më lart do te jenë fjala kyç për bashkë funksionin dhe lidhjen vizuale të strukturës se propozuar dhe asaj ekzistuese. Ura kthehet në korridor lidhës ndermjet dy strukturave ne katin +1 te godinës se re dhe në +2 9 në atë ekzistuese, ndërsa në katin +2 të godinës së re kthehet në urë kalimi për në tarracën e godinës ekzistuese. I njëjti konstruksion krijon nje strehë mbrojtëse nda ujërave atmosferik dhe rrezeve te diellit për tarracën e strukturës ekzistuese












