Shkolla Kurbin

Realizimi i punimeve civile për rikonstruksionin e shkollës 9 – vjecare Migjeni- Mamurras

Adaptimi dhe rikonstruksioni i godinës ekzistuese të shkollës 9 – vjeçare Migjeni shërbeu në përmisimin e kushteve të ambjeteve të shkollës. Ky projekt është realizuar brenda 8 muajve dhe në përputhje të plotë me standartet e kërkuara.

Rikonstruksioni i objektit konsistoi në:

  • Rikualifikimin e fasadës për rritjen e efiçencës energjitike të godinës.
  • Ndërhyrje në shtresat horizontale si shtrime pllake, plintuse etj.
  • Hidroizolimin dhe termoizolimin e tarracës.
  • Plotësimin e normave për mbrojtjen kundrra zjarri, vendosja e shkallës së emergjencës etj
  • Përmisime në sistemin elektrik në infrastrukturë dhe pajisje.
  • Sisteme të jashtme, rikualifikimi i hapësirave sportive, shtrime etj